Hapi 1: Rifito kontrollin


Qartësohu se ajo që po të ndodh është pikërisht dhunë psikologjike. Problemin e ka dhunuesi dhe jo ti. Është ai që po ta ngarkon ty barrën e këtij problemi.

   
Kritikat dhe akuzat që hidhen ndaj teje dhe punës tënde, të cilat mund të kenë në vetvete një fije të vërtete, në fakt nuk kanë lidhje me ty dhe punën tënde. Mos u mashtro nga ajo fije e vërtete dhe të besosh se kritikat dhe akuzat qëndrojnë. Nuk qëndrojnë. Kritikat bëhen për të fituar kontroll mbi ty. Nuk ka aspak të bëjë me rritjen e rendimentit.


Kritikat dhe kauzat janë një pasqyrë e dobësive, të metave, dështimeve dhe paaftësisë të vetë dhunuesit psikologjik. Nëpërmjet çdo kritike dhe akuze, dhunuesi pohon gabimet, keq bërjet e veta, diçka që e ka thënë ose bërë, ose që ka dështuar që ta bëjë.

   
Nuk je i/e vetmja. Studime nga institute të ndryshme tregojnë se shënjestrat e dhunës psikologjike janë të paktën 14 milionë (vetëm në Britaninë e Madhe). 

   
Të ka ndodhur që t'i bësh pyetje vetes "Pse mua?". Këtu ndodhet përgjigja.

   
Dhunuesin nuk e lufton dot i vetëm. Dhunuesi psikologjik është dinak, sillet në mënyrë të pamoralshme dhe abuzon me pushtetin. Kërko ndihmë. Nuk ka pse të të vijë turp. Dhunuesi është hileqar, mashtrues, bishtnues, manipulues. Shpesh dhunuesi ka sjelljen e një sociopati ose të një çrregullimi tjetër personaliteti. Nëse je duke u përballur me një sociopat, mos harro se naiviteti është armiku më i madh. Duhet të shohësh fytyrën e vërtetë pas maskës dhe të kuptosh se dhunuesi periodik ka një mendje tërësisht të vetën, e cila nuk ka gjasa të ndryshojë ndonjëherë, përveçse për të rritur aftësitë manipuluese, mashtruese dhe aftësinë për t'i bërë bisht përgjegjësisë.



Comments