Plan veprimi kundër dhunës psikologjike

Dhuna Psikologjike ushtrohet pothuajse gjithmonë në fshehtësi, pa dëshmitarë dhe pa prova. Kur duhet që të japë llogari, dhunuesi psikologjik përdor "sharmin" dhe dyfytyrësinë e tij për t'i bindur të tjerët.  Dhunuesit psikologjikë janë të zgjuar, por edhe ti mund të bëhesh I zgjuar. Ja si duhet të përballesh me një dhunues!




Përgjegjësia
Pasi bëhesh dëshmitar i një abuzimi dhe zgjedh që të mos veprosh, ti je duke marrë përsipër një pjesë të të gjitha abuzimeve që personi po kryen.

Nëse je duke luftuar kundër një dhunuesi psikologjik serial dhe punëdhënësi vendos të të mos mbështesë, kujto thembrën e Akilit:

  • Dhunua psikologjike është një sjelljes obsesive kompulsive (maniakale, e pandreqshme), rrjedhimisht e përsëritshme. Ka shumë gjasa që dhunuesi serial e ka shfaqur edhe në vende të tjera këtë sjellje, gjë që me pak investigim mund të dali në pah.
  • Dhunuesi serial shfaq arrogancë dhe pret që t'ia hedhi pa u lagur.
  • Dhunuesi psikologjik serial është shumë i parashikueshëm. Nëtë këtë faqe përshkruhet profili i dhunuesit psikologjik serial.
  • Dhunuesi psikologjik serial është gënjeshtar i fiksuar me dy fytyra dhe është mjeshtër i mashtrimeve, prandaj fjala e tyre nuk mund të besohet. Theksoje këtë fakt kurdo që të kesh mundësi.
  • Kur të ballafaqohesh me dhunuesin psikologjik serial, përqendrohu tek përsëritja e incidenteve dhe jo tek vetë incidentet, të cilat tingëllojnë të parëndësishme kur shqyrtohen jashtë kontekstit. Dhunuesi psikologjik mund gjejë justifikime për çdo incident individual por e ka të pamundur të gjejë një shpjegim për përsëritjen e tyre. Kur të diskutosh për një incidente në veçanti, trajtoje gjithmonë si pjesë e të përgjithshmes.
  • Dhunuesit psikologjikë janë shumë të zotë për t'i futur në konflikt me njëri tjetrin personat që mund të flasin keq për të. Bëja të qartë punëdhënësit tënd se dhunuesi psikologjik po punon për interesin personal dhe se përfiton kur punonjësit dhe punëdhënësi futen në konflikt mes tyre. Sqaroje punëdhënësin se dhunuesi psikologjik me qëllim përpiqet t'ia ngarkojë punëdhënësit të gjitha përgjegjësitë për sjelljen e papërshtatshme.
  • Nëse asgjë nuk ka sukses dhe veprimi ligjor  rezulton i pamundur, kujto një shprehje që thotë: Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Kontribuo në ndërgjegjësimin e publikut, shkruaj artikuj, jep kontributin tënd në fushën e kërkimeve. Vëri në funksion të çështjes cilësitë pozitive dhe aftësinë tënde që dhunuesi psikologjik e ka aq shumë zili.
  • Krijo edhe ti një website. Merr informacion të gatshëm dhe shtoje dhe pasuroje me kërkimet e tua personale.