"Ai që qëndron pasiv ndaj të keqes, është po aq fajtor sa edhe keqbërësi" (Martin Luter King) Në shumicën e rasteve, shënjestra e dhunës psikologjike lihet vetëm dhe izolohet. Kolegët e punës, që më përpara kanë qenë të shoqërueshëm dhe përkrahës, zhduken nga sytë këmbët, ndërkohë që shënjestra ndihet si i flakur tutje dhe i përjashtuar. Është shumë e thjeshtë të gjesh paralele mes veprimeve dhe mosveprimeve të kolegëve të punës dhe mënyrës se si Hitleri e bëri popullin gjerman që ta mbështeste. Ata që kishin aq moral sa për të kundërshtuar, u arrestuan, u torturuan dhe u pushkatuan. Hitleri nuk ishte i vetmi diktator që eliminonte këdo që i kundërvihej. Roma krijoi një perandori gjigante, jo nëpërmjet mitingjeve neper sheshe, por duke vrarë ata që i kundërviheshin. Në vendin e punës, ata që nuk e mbështesin dhunuesin, izolohen, viktimizohen, sakrifikohen, detyrohen, mbingarkohen me punë, pastaj u nënshtrohen masave disiplinore dhe së fundmi shkarkohen nga puna.
|