Pse mua?‎ > ‎

Si e zgjedh dhunuesi "shënjestrën e vet"

Dhunuesi e zgjedh shënjestrën sipas këtyre kritereve:

  • Dhunuesit janë gjuetarë dhe oportunistë. Ti mund të gjendesh në momentin e gabuar, në vendin e gabuar (kjo është zakonisht arsyeja kryesore). Ka pasur të tjerë para teje dhe do të ketë të tjerë pas teje.
  • Mund të jesh i zoti në punën që bën, madje i shkëlqyer
  • Mund të gëzosh popullaritet (të gjithë kanë qejf të bëjnë muhabet me ty, kolegët, klientët, nxënësit, prindërit, pacientët, etj).
  • Më shumë se çdo gjë tjetër, dhunuesi i frikësohet zbulimit të paaftësisë së vet. Prania jote, popullariteti yt dhe aftësia jote në mënyrë të pandërgjegjshme e ushqejnë këtë frikë.
  • Mund të jesh eksperti, tek i cili të gjithë vijnë për këshilla, qofshin këto profesionale, qofshin personale (tërheq më shumë vëmendje sesa dhunuesi).
  • I mbahesh disa parimeve dhe vlerave dhe nuk je i gatshëm të bësh kompromis duke i shkelur ato.
  • Je i ndershëm (dhunuesi e përçmon ndershmërinë pasi ai  vetë është i pandershëm. Ata ia vënë si qëllim vetes që t’ia shkatërrojnë atij që e ka.)
  • Ke të paktën një dobësi, e cila mund të shfrytëzohet
  • Je shumë i vjetër, ose shumë i kushtueshëm (zakonisht të dyja).
  • Refuzon që të pranosh autoritetin e klikës sunduese.
  • Tregon pavarësi në mendim ose veprim.
  • Refuzon që të kthehesh në një robot të kompanisë.
  • Xhelozia ndaj marrëdhënieve dhe zili ndaj talentit, aftësisë, rrethanave ose kamjes janë motivues të fuqishëm të dhunuesit.

Comments