- Shënjestra zgjidhet sipas kritereve të përmendura më sipër dhe dhunohet me muaj, madje dhe me vite të tëra.
- Vjen një kohë që i dhunuari e kupton se është viktimë e dhunuesit dhe bën ankesë tek personeli i burimeve njerëzore (ose dikush tjetër që i dhunuari mendon se mund ta ndihmojë).
- Personeli interviston dhunuesin, i cili vë në përdorim dy fytyrësinë e tij, gënjeshtrën dhe sharmin për të treguar një tjetër histori (sharmi përdoret për mashtrim).
- Është fjala e njërit kundër tjetrit, pa dëshmitarë, pa prova, kështu që personeli merr për bazë fjalën e dhunuesit. Dhunuesit janë specialistë për të dala nga situatat.
- Personeli nëpërmjet mashtrimeve bindet që punonjësi duhet hequr qafe. Dhunuesit periodik janë mjeshtra për t’i futur në konflikt njerëzit, të cilët në çdo rast mund të japin informacion rreth tyre.
- Pasi shënjestra largohet, ka një periudhë pushimi nga 2 deri në 14 ditë. Pastaj zgjidhet një shënjestër tjetër dhe procesi fillon përsëri. Dhuna është një sjellje që nuk përmirësohet, ndërkohë që dhunuesit periodikë e kanë të pamundur që të mbijetojnë pa një shënjestër, sulmi ndaj të cilit të mund të fshehë paaftësinë e tyre.
- Edhe në qoftë se punëdhënësi e kupton që në të shkuarën ka marrë anën e gabuar, tani e ka të pamundur që ta pranojë faktin. Pasi kjo do të tregonte përgjegjësi.
- Nëse merren masa ligjore, punëdhënësi përpiqet që ta mbajë shënjestrën në heshtje, zakonisht me ndonjë marrëveshje minimale.
- Shpesh ndodh që punëdhënësi të ketë më shumë frikë nga dhunuesi sesa nga punonjësi, kështu që do të bëjë ç’është e mundur që ta evitojë ballafaqimin me dhunuesin (ngritja në detyrë e dhunuesit është zgjidhja më e zakonshme).
|
|