Shënjestra e dhunës zakonisht ka disa nga këto cilësi
- Popullaritet
- Aftësi
- Inteligjencë
- Ndershmëri
- Besnikëri
- Dëshirë për të punuar
- Sukses, vendosmëri, kurajë, burrërri
- Humor, mendjemprehtësi
- Imagjinatë të pasur, krijues, novator.
- Zotësi për të fituar aftësi të reja.
- Idealist, optimist, punon gjithmonë për përmirësimin e vetes, familjes, punëdhënësit, botës.
- Largpamësi
- Ndjeshmëri (këtu përfshihen një sërë vlerash si p.sh. prekshmëria, interesim për të tjerët, respekti, toleranca, etj.)
- Nuk mërzitet shpejt
- I gjindshëm, gjithmonë ka dëshirë të ndajë njohurinë me të tjerët.
- Altruizëm.
- E ka të vështirë që të thotë jo.
- Eshtë i zellshëm
- I papërmbajtshëm, kërkon që të vërë drejtësinë në vend kudo që vëren se ajo shkelet.
- Modesti të tepruar. Vlerëson të tjerët më shumë se veten.
- Jo i dhunshëm (kur je tip që preferon t’i zgjidhësh konfliktet nëpërmjet dialogut dhe jo nëpërmjet dhunës ose veprimeve ligjore (ngritje padie).
- Prirje për të falur, gjë që dhunuesi e përdor kundër teje, në mënyrë që ti të mos kundërpërgjigjesh.
- Dëshirë për të menduar gjithmonë mirë për të tjerët.
- Nuk korruptohet, ka standarde të larta morali.
- Nuk i pranon standardet e ulëta.
- Pret shumë nga ata që janë sipër teje, kundërshton njerëzit e paaftë me pushtet, ose që abuzojnë me pushtetin (pushtet ka çdo njeri që ka një pozicion drejtuesi).
- Tendencë për t’ia hedhur fajin vetes, pavendosmëri dhe nevojë për aprovim nga dikush tjetër.
- Nevojë për t’u ndjerë i vlerësuar.
- Nxiton që të kërkojë falje kur fajësohet, edhe kur nuk është fajtor. Kjo është një teknikë e mirë për të çorientuar një klient agresiv, ose një acarim të mundshëm nga një incident rrugor.
- Eshtë perfeksionist
- Tendencë për ta lënë veten në dorë të tjerëve, naivitet, ndjesi faji.
- Dëshirë për të luajtur gjithmonë sipas rregullave. Dëshirë për të qenë gjithmonë i logjikshëm.
- E menaxhon mirë stresin, veçanërisht atëherë kur dëmtimi prej stresit është i qartë.
- Tendencë për ta mbajtur inatin për brenda.
|
|