si pasojë e trysnisë në punë
ndodh kur stresi i momentit shkakton përkeqësimin e sjelljes. Personi acarohet lehtësisht, reagon ashpër, ose fyen. Të gjithëve u ndodh kjo gjë ndonjëherë. Por kur trysnia nuk është më, sjellja i rikthehet normalitetit, personi ndërgjegjësohet për sjelljen e papërshtatshme, kompenson, madje mund edhe të kërkojë falje. Më e rëndësishmja, mëson nga ndodhia në mënyrë që herën tjetër të mos bëjë të njëjtat gabime. Kjo sjellje është "normale" dhe nuk përfshihet në përkufizimin e dhunës psikologjike në ambientet e punës.
organizative
është kombinimi i dhunës si pasojë e trysnisë dhe dhunës prej biznesit. Ndodh kur një biznes lufton për t’iu adaptuar tregjeve të reja, ulen të ardhurat, priten buxhetet, rriten kërkesat dhe probleme të tjera të jashtme.
prej biznesit
ndodh kur punëdhënësi abuzon me punonjësit pa pasur frikën e ndëshkimit duke ditur që ligji është i dobët dhe tregu i punës është i varfër:
- Detyron punonjësit që të punojnë 50 a më shumë orë në javë në mënyrë të vazhdueshme dhe dhunon (ose shkarkon) këdo që kundërshton
- Praktikon "menaxhimin e mungesave" për t’jua mohuar punonjësve pushimet vjetore ose ato shëndetësore, të cilat janë të detyrueshme me ligj
- Vazhdimisht përgjon ose fut hundët në punët e punonjësve, p.sh. përgjon komunikimet me telefon, vendos kamera përgjuese atje ku nuk është e nevojshme, hiqet si klient anonim, kontakton klientët pa dijeninë e punonjësit përgjegjës, spiunon punonjësit gjatë kohës që kanë marrë leje, kërcënon punonjësit me hetime të kota, etj.
- Cilëson cilindo punonjës që vuan nga stresi si të dobët dhe të paaftë, ndërkohë që mohon kategorikisht arsyen e vërtetë të këtij stresi, menaxhimi i keq dhe dhuna psikologjike.
- fut punonjësit në sherr me njëri-tjetrin duke i premtuar njërës palë përfitime ose duke kërcënuar për masa disiplinore, me kusht që kjo e fundit të shpifë kundër palës tjetër.
- Punonjësit inkurajohen që të heqin dorë nga kontratat afatgjata dhe të pranojnë kontrata afatshkurtra. Kushdo që kundërshton i nxihet jeta.
institucionale
është e ngjashme me dhunë nga biznesi dhe ndodh atëherë kur dhuna psikologjike bëhet pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Njerëzit shkarkohen nga puna, kontratat afatgjata zëvendësohen nga kontrata afatshkurtra me kushte të pafavorshme dhe kërcënime të tipit "bjer dakord ose përndryshe". Sasia e punës rritet, oraret e punës ndryshohen, kompetencat ndryshohen, rruga e karrierës pengohet ose ndalohet, etj. Të gjitha këto ndodhin pa konsultim paraprak.
nga klienti
ndodh atëherë kur punonjësit dhunohen prej atyre, të cilëve u shërbejnë, p.sh. mësuesit dhunohen nga nxënësit dhe prindërit e tyre, infermierët mund të sulmohen nga pacientët dhe të afërmit e tyre, punonjësit socialë mund të dhunohen nga klientët e tyre dhe punonjësit e dyqaneve, të bankave , etj, mund të dhunohen nga klientët e tyre. Zakonisht ndodh që klienti kërkon të drejtat e veta (p.sh një shërbim më të mirë) në një mënyrë abuzive, poshtëruese dhe shpesh të dhunshme. Këtu përfshihet edhe rasti kur punonjësi dhunon klientin.
periodike (kryesore)
ndodh atëherë kur burimi i të gjitha të këqijave është një person i vetëm, i cili kapet pas punonjësve me radhë dhe i shkatërron ata. Ky është fenomeni më i shpeshtë. Kjo faqe është e përqendruar veçanërisht tek dhunuesi periodik, i cili shfaq tiparet një psikopati shoqëror. Të gjithë njerëzit, pa përjashtim kanë rënë të paktën një herë në kontakt me një dhunues periodik. Mirëpo, shumica e njerëzve nuk e dinë që ky person është një psikopat, ose sociopat. Sipas llogarive të mia, mund të thuash se një në 30 persona është ose psikopat i dhunshëm, i cili mund të kryejë edhe vrasje, ose një individ jo shoqëror, sjellja e të cilit është jo shoqërore, ose një sociopat, i cili kryen vepra penale, të cilat nuk parashikohen nga ligji si të tilla.
indirekte
ndodh atëherë kur njerëzit dhunojnë pa qëllim, si shkak i ardhjes së një dhunuesi periodik në vendin e tyre të punës. Trysnia e ushtruar nga prania e një dhunuesi përçarës dhe agresiv bën që sjellja e gjithsecilit të përkeqësohet.
në çift
ndodh kur dhunuesi periodik bashkëpunon me një koleg. Zakonisht, njëri vepron ndërsa tjetri bën sehir. Është ai i heshturi që duhet pasur kujdes. Zakonisht janë të gjinive të ndryshme dhe në mes tyre ka një lidhje dashurie.
në grup
ndodh kur dhunuesi periodik ka si mbështetës një grup kolegësh. Grupet mund të formohen kudo, sidoqoftë ato shkëlqejnë tek kompanitë e mëdha. Nëse dhunuesi është ekstrovert (jo i fshehur), atëherë ka shumë mundësi që ai ta tregojë hapur që është lideri i grupit. Ai mund të jetë gjithashtu një person që ulëret dhe bërtet, rrjedhimisht lehtësisht i dallueshëm. Këtë mund ta regjistrosh me video. Nëse dhunuesi është introvert, atëherë ky person rri i fshehur pas "perdes". Ai është iniciatori i dhunës, por nuk merr pjesë aktivisht në të. Ky person është më i vështirë për t’u zbuluar. Një taktikë tipike e kësaj lloj dhune është që gjithsecilit i tregohet nga një thashethem i ndryshëm. Zakonisht thashethemi qëndron në faktin që dikush tha diçka për dikë. Pastaj gjithsecilit i jepet të kuptojë se ai di versionin e saktë. Dhunuesit introvertë janë lloji më i rrezikshëm.
Gjysma e njerëzve në grup janë të gatshëm për t’u sjellë keq. Atyre u shijon ndjesia e pushtetit dhe dominimit. Gjithashtu atyre u pëlqen përkrahja, mbrojtja dhe shpërblimi që marrin nga dhunuesi periodik. Gjysma tjetër detyrohen që të marrin pjesë pa dëshirën e tyre, nga frika se mos në të kundërt bëhen vetë objekte sulmi. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, këta të fundit janë të parët që sakrifikohen dhe i jepen shënjestrës (personit të dhunuar) së tërbuar si viktimë për hakmarrje. Dhunuesi periodik bën sehir nga një vend i sigurt. Dhunuesit periodikë ndjenë kënaqësi kur i fusin të tjerët në sherr, veçanërisht ata, të cilët mund të grumbullojnë informacion negativ rreth tyre.
Dhuna në grup përfshin sakrifikimin dhe viktimizimin.
e deleguar
ndodh kur dy persona inkurajohen që të hyjnë në konflikt me njëri tjetrin (të futen në sherr). Është e ngjashme me dhunën në grup megjithatë, dhunuesi mund të mos jetë i lidhur me asnjërën nga të dy palët. Njëra palë bëhet vegla e dhunuesit për të dhunuar palën tjetër nëpërmjet mashtrimit dhe manipulimit. Një shembull i tillë është kur dhunuesi shkakton një konflikt mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Merr pjesë rrallë në konflikt sa për të ndezur gjakrat megjithatë, asnjëherë nuk bëhet pjesëmarrës aktiv.
për hir të rregullores
ndodh kur dhunuesi periodik e detyron shënjestrën e vet që t’i bindet rregullave, procedurave, ose ligjeve pavarësisht nëse ato janë të papërshtatshme, të pazbatueshme, apo të panevojshme. Dhuna ligjore, veprim shqetësues ligjor për të dënuar një person. Një nga mënyrat më të shëmtuara të dhunës.
nga mbetjet
janë të gjitha llojet e dhunës që vazhdojnë edhe pasi dhunuesi periodik është larguar tashmë. Si iniciatori ashtu edhe rekruti. Në këtë mënyrë dhunuesi periodik lë mbrapa një terren të infektuar. Efektet mund të zgjasin me vite.
Në mjedise të tilla ku dhuna është e zakonshme, shumica e njerëzve ose bëhen vetë dhunues, ose shndërrohen në shënjestra. Sehirxhinjtë janë të pakët pasi pjesa më e madhe e njerëzve përfshihen. Është çështje mbijetese. Ose do përdorësh teknika prej dhunuesi që të mos kthehesh në shënjestër, ose e kundërshton dhunën, e rrjedhimisht dhunohesh, ngacmohesh, viktimizohesh dhe sakrifikohesh deri sa shëndeti yt dëmtohet aq shumë saqë mund të pësosh ndonjë tension nervor (tensioni nervor është dëmtim psikiatrik dhe jo sëmundje mendore), del në pension para kohe, largohesh nga puna, parpitur gjendesh në listën e shkarkimeve, ose pezullohesh pa të drejtë.
prej hierarkisë, nga të barabartët, nga poshtë lart
Shumica e rasteve të dhunës që janë njoftuar përfshijnë një individ që dhunohet nga shefi i tij. Kjo përbën 75% të rasteve. Pothuajse çereku i rasteve përfshin dhunën nga një koleg (shpesh në marrëveshje me shefin, ose me përfshirje aktive, ose shefi refuzon që të marrë masa). Një numër i vogël rastesh (1-2%) përfshijnë dhunën e një shefi nga punonjësi i tij. Dhunuesit periodikë preferojnë që të godasin nga një pozicion më i lartë, megjithatë ata krijojnë pushtetin e tyre thjeshtë duke dhunuar. Ata justifikohen dhe mohojnë sjelljen e tyre me racionalizim, manipulim, mashtrim, ose gënjeshtra.
Në rastet e dhunës së një shefi nga vartësi i tij, për mendimin tim, duke qenë se dhuna është një lloj dhune (në nivel psikologjik dhe emocional), përgjegjësia për të zgjidhur çështjen e dhunës është e punëdhënësit dhe jo e shefit përkatës. |
|