Kjo është një pyetje që bëhet shpesh, " Ne jemi të rritur, apo jo?" Në shumicën e rasteve, dhuna psikologjike ndjek një procedurë me dy etapa. Etapa e parë është kontrolli, i cili arrihet nëpërmjet fajësimit dhe kritikave të përditshme për gjëra fare të parëndësishme, etj. Në fund, arrin një moment që shënjestra e kupton që kritikat nuk janë të vlefshme. Ai ose ajo e kupton që është thjesht shënjestër e dhunës psikologjike. Shënjestra fillon të mbrohet, mbase duke u ankuar tek superiorët. Ky është momenti që dhuna psikologjike kalon në etapën e dytë. Kjo është etapa e asgjësimit, e cila arrihet nëpërmjet shkarkimit pa shkak konkret, dorëheqje të detyruar, dalje e parakohshme në pension, ose si për shkak të ndonjë sëmundjeje si pasojë e stresit. Lista e mëposhtme tregon që arsyet pse njerëzit nuk i dalin dot zot vetes së tyre janë shumë të ndërlikuara (frika është e justifikueshme) Izolimi dhe manipulimiShënjestra e dhunës psikologjike është shfuqizuar nëpërmjet izolimit, veçimit dhe manipulimit të kolegëve dhe drejtorëve.
Dhunuesi kërcënonDhunuesi kërcënon vazhdimisht shënjestrën dhe kolegët.
Frikë dhe pasiguriEkziston një klimë frike dhe pasigurie, e cila i bën njerëzit që të nguten për të kërkuar të drejtat e tyre.
Turpi dhe fajiShënjestrat tashmë ndihet i/e turpëruar, shqetësuar dhe fajtor. Të gjitha këto janë nxitur nga dhunuesi, pasi kjo është mënyra sesi të gjithë abuzuesit i kontrollojnë viktimat e tyre.
Hutim dhe mosbesimShënjestra ndihet e hutuar dhe e ka të pamundur që të besojë atë që me të vërtetë po ndodh. Shënjestra ndihet në një farë mënyre e përgjegjshme. Kjo vërehet veçanërisht pas mendimeve të tilla si "Pse mua" dhe "Pse e lashë që të më ndodhte?" (Këtu janë përgjigjet e këtyre pyetjeve).
Frika e punësShënjestra ka frikë mos humbet vendin e punës.
Mungesa e ligjeveNuk ka ligje kundër dhunës psikologjike, ndërsa ato pak që ekzistojnë është e pamundur që t’ia përshtatësh dhunës psikologjike.
Ska vende puneVendet e punës janë me pakicë. Kjo përkeqësohet nëse mosha jote është mbi 40 vjeç dhe ke një punë me kohë të plotë. Gjasat për të zënë një punë tjetër me kohë të plotë janë shumë të pakta.
Dëmtimi psiakiatrikKur vjen puna deri këtu, shënjestra është tashmë duke vuajtur nga një dëmtim i rëndë psikiatrik, ka pësuar tronditje dhe e ka të pamundur që të shprehet në mënyrë të qartë, ndërkohë që dhunuesi është brisk nga goja dhe i besueshëm.
TronditjaTrondita dhe frika parandalojnë gjetjen e fjalëve të duhura nga shënjestra për të identifikuar, zbuluar dhe sjellë para përgjegjësisë persekutuesin e tij.
Kurthi i shëndeti mendorKur shenjat e para të dëmtimit psikiatrik fillojnë e shfaqen, dhunuesi ngre kurthin e shëndetit mendor duke pretenduar se i dhunuari ka "probleme mendore". (Dëmtimi psikiatrik nuk ka të bëjë me sëmundjet mendore. Këtu është ndryshimi)
Padija e fenomenitShënjestra nuk e njeh fenomenin e dhunuesit psikologjik periodik, sociopatëve, etj. Atij gjithashtu i mungon përvoja e duhur për t’i bërë ballë këtyre karaktereve.
Dinakëria e dhunuesitDhunuesi gënjen në mënyrë imponuese (është i fiksuar), përdor dy fytyrësinë, mashtrimin, dinakërinë, bishtnimin dhe joshjen (këtu nuk flitet për joshje seksuale fizike). Ai përdor mohimin, kundërsulmin, ia hedh fajin dikujt tjetër dhe hiqet si viktimë për t’iu shmangur përgjegjësive. Joshja ka si qëllim mashtrimin.
Sjellja e pamoralshmeDhunuesi abuzon me pushtetin dhe sillet në mënyrë të pamoralshme. Ai nuk ka ndërgjegje dhe nuk ndjen keqardhje.
HeshtjaHeshtja është shurdhuese.
MohimiMohimi është kudo.
Frika e mosbesimitEdhe mosbesimi është kudo i pranishëm. Shënjestra ka frikë se askush nuk do ta besojë. Madje vetë shënjestra vë në dyshim atë çka po ndodh, pasi dhunuesi vazhdimisht mohon gjithçka me këmbëngulje.
Dhunuesi përkrahetDhunuesit përkrahen dhe shpërblehen, zakonisht me rritje në detyrë.
Askush s'të ndihmonAsnjë institucion shtetëror apo privat nuk të vjen në ndihmë.
MirësiaShënjestrës nuk i pëlqen që t’i shkaktojë të tjerëve telashe dhe e ka të vështirë që të ankohet kundër një qenieje tjetër njerëzore.
|