Si ta kuptoj?Zakonisht dhuna përqendrohet tek një person, mashkull ose femër. Dhuna nuk ka të bëjë me gjininë. Dhunuesit janë zakonisht të zgjuar (veçanërisht femrat), por edhe ti mund të bëhesh i zgjuar. - Ka dy fytyra
- Sipërfaqësor
- I pa sigurt në vetvete
- Gënjeshtar i regjur
- Mashtrues
- I fiksuar për kontroll
- Kritikues i papërmbajtur
- Nervoz, agresiv
- Hileqar
- I papjekur
- Mosbesues
- Dinak
- Keqdashës
- Manipulues
- Hakmarrës
- Nuk dëgjon
- etj.
- Xhekill dhe Hajd (shiko historinë e Doktorit Xhekill) – i ligë dhe hakmarrës në jetën private, por i pafajshëm dhe hijshëm në sy të dëshmitarëve. Askush nuk mund ose nuk do ta besoj se ky njeri ka një natyrë hakmarrëse. Vetëm i shënjuari i shikon të dyja anët e medaljes. Gënjeshtar i regjur, i pandreqshëm. Kur detyrohet të japë llogari, sajon gjithfarëlloj gjërash që të shpëtojë pa u lagur.
- Përdor shumë hijeshi dhe është bindës me shokët dhe shefat. Arsyeja e hijeshisë është për të mashtruar dhe për të fshehur mungesën e ndjeshmërisë.
- Flet me këmbë e me duar për t’i bindur të tjerët se është njeri normal, ndërkohë që fjalët dhe veprimet e tyre janë të zbrazëta, sipërfaqësore dhe pa peshë.
- Shfaq shumë besim në vetvete dhe qartësi për të fshehur pasigurinë.
- Sillet në mënyrë të çuditshme dhe të papërshtatshme për çështje që kanë të bëjnë me seksin, ose sjelljet seksuale. Pas pamje së të pafajshmit fshihen shumë dyshime për ngacmime seksuale, diskriminim seksual ose abuzim seksual (ngandonjëherë edhe paragjykim racial).
- Është i/e fiksuar që t’i ketë të gjitha dhe gjithkënd nën kontroll.
- Shfaq një nevojë të papërmbajtur për të kritikuar, ndërkohë që i mohon të tjerët, nuk i vlerëson dhe nuk i lavdëron asnjëherë.
- Kur i kërkohet që të marrë parasysh nevojat e të tjerëve reagon me padurim, nervozohet dhe bëhet agresiv.
- Shpesh pushtohet nga nevoja të papërmbajtshme, të sëmura dhe narcisiste për t’u hequr si person i sjellshëm, i mrekullueshëm dhe shumë dashamirës, ndryshe nga ç’sillet me të tjerët. Dhunuesi nuk bën dot mirë dallimin midis përshtypjes që lë dhe përshtypjes që mendon dhe dëshiron të lërë.
- Është qorrazi i bindur se ka cilësi prej lideri, megjithatë nuk bën dot dallimin mes udhëheqësit (pjekuri, vendosmëri, kategorik, besim dhe ndershmëri) dhe tiranit (papjekuri, gjaknxehtësi, agresivitet, mosbesim dhe mashtrim).
- Kur duhet të japë llogari, shpërthen menjëherë dhe mohon gjithçka. Pastaj hidhet në sulm me shpifje ose me akuza të paqena. Nëse kjo nuk mjafton, menjëherë hiqet si viktimë, shpesh duke shpërthyer në lot (kjo bëhet për të hequr vëmendjen që të mos marrë përgjegjësi duke nxjerrë si pretekst fajin).
- Gjithashtu është agresiv, dinak, manipulues, keqdashës, hakmarrës, nuk dëgjon, nuk mund t’i përmbahet një diskutimi të pjekur, nuk ka ndërgjegje, nuk tregon keqardhje, është i dhënë pas pushtetit, është i ftohtë emocionalisht, nuk di të qeshë, nuk kënaqet nga asgjë, jo i këndshëm, përçarës, i ngurtë dhe i pandryshueshëm, egoist, i pasinqertë, i pasigurt, i papjekur dhe thellësisht i papërshtatshëm veçanërisht me ndjenjat.
- Sipas llogarive, një në 30 persona shfaqin sjellje të tilla. Këta njerëz kanë çrregullime të personalitetit. Një individ agresiv por inteligjent, i cili e ushtron dhunën psikologjikisht (kritikë e vazhdueshme, etj.) dhe jo fizikisht (me sulm).
|