Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit, etj.
Dhuna ndryshon nga ngacmimi, ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm, ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm. Ndërsa dhuna psikologjike është grumbullimi i shumë incidenteve të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore. Çdo incident duket si i parëndësishëm kur analizohet i veçuar, ose jashtë situatës, duke mos dhënë kështu idenë e keqbërjes. Rrjedhimisht nuk përbën arsye për dënim. Dhuna psikologjike është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e keqij, shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë, apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë |